“Pasaportën dhe çantën në krah”, Çekia heq kufizimet për qytetarët shqiptarë

28/06 16:27
Credits to Apollon TV
“Pasaportën dhe çantën në krah”, Çekia heq kufizimet për qytetarët shqiptarë

Një tjetër shtet heq kufizimet e Covid për shtetasit shqiptarë. Bëhet fjalë për Çekinë, ku duke filluar nga sot, ky shtet heq të gjitha kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë.

Lajmi është konfirmuar nga “Tirana International Airport”,  TIA, e cila njofton se për të udhëtuar drejt Çekisë, nuk nevojitet as testi PCR dhe as dëshmia e vaksinimit, por mjafton vetëm bileta, pasaporta dhe maska mbrojtëse.

“Nga sot, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Çeki. As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, shkruhet në njoftimin e TIA-s.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.