
Pas tërmetit në Kroaci, termocentrali bërthamor pezullon aktivitetin


Centrali bërthamor i Sllovenisë, Kërshko, u mbyll menjëherë pas tërmetit me madhësi 6,3 ballë Rihter që goditi Kroacinë.
Sipas agjencisë sllovene të lajmeve, STA, kjo është një procedurë normale në rastet e tërmeteve të forta.
Kujtojmë që pak më parë Kroacia u godit nga një tërmet 6,3 ballë të shkallës Rihter. Tërmeti u ndje edhe në Itali, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Edhe Sllovenia u godit nga një tërmet 5,2 ballë Rihter.
Deri më tani ka humbur jetën një fëmijë, ndërsa dyshohet për shumë të plagosur. Forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për të ndihmuar qytetarët e mbetur nën rrënoja.