Pas tensioneve dhe përplasjeve në PD, japin dorëheqjen edhe dy anëtarë të kryesisë

07/06 10:59
Credits to Apollon TV
Pas tensioneve dhe përplasjeve në PD, japin dorëheqjen edhe dy anëtarë të kryesisë

Pas nënkryetares së PD-së, Jorida Tabaku, kanë dhënë dorëheqjen edhe dy anëtarë të tjerë të kryesisë.

Gazetari Osman Stafa bën të ditur për Balkanëeb se deputetët Flamur Hoxha dhe Ori Nebiaj kanë dhënë dorëheqjen mesditën e sotme si anëtarë të kryesisë.

Gjatë votimit të djeshëm Flamur Hoxha votoi kundër hapjes së menjëhershme të garës për kryetar të PD-së, ndërsa Nebiaj abstenoi.

 

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.