Pas takimit me Ramën, Angela Merkel “kokë më kokë” me Kurtin

14/09 13:54
Credits to Apollon TV
Pas takimit me Ramën, Angela Merkel “kokë më kokë” me Kurtin

Ashtu si ishte parashikuar, sipas axhendës pritet zhvendosja e delegacioneve nga Pallati i Brigadave drejt Tirana Business Park.

Kryeministri i Kosovës, zoti Kurti ka mbërritur dhe pritet që të zhvendoset drejt Tirana Business Park ku do të zhvillohet takimi mes liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Bosnjës, Zoran Tegeltija dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ai malazez Zdravko Krivokapiq tashmë kanë mbërritur para kohës se përcaktuar sipas protokollit shqiptar.

Mësohet që Angla Merkel do më 15:30 do të zhvillojë një takim privat me kryeministrin, Albin Kurti dhe më pas më 16:40 me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.