Pas sugjerimit të Komitetit, DPAP merr vendimin, nga NESËR maturantët kthehen në klasa

31/03 19:00
Credits to Apollon TV

DPAP pas sugjerimit të Komitetit Teknik të Eklspertëve, për rikthimin në klasa të maturantëve, ka vendosur që mësimi në banga për ta të fillojë që nesër, 1 prill 2021.

Autoritetet bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID.

Njoftimi i DPAP

Pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), fillon që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021.

Nga ana e shkollave dhe strukturave tona janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID.

Suksese të gjithëve!

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.