Pas Shkodrës dhe Vlorës, Fieri është qyteti i radhës ku pritet të nis vaksinimi ditën e nesërme

18/02 16:46
Credits to Apollon TV
Pas Shkodrës dhe Vlorës, Fieri është qyteti i radhës ku pritet të nis vaksinimi ditën e nesërme

Ditën e nesërme është parashikuar të nis procesi i vaksinimit në qytetin e Fierit.

Fillimisht do të bëhet vaksinimi i mjekëve të spitalit Rajonal dhe më pas do të vijojë në Shtëpinë e të Moshuarve të qytetit.

Në këtë mënyrë Fieri bëhet qyteti i tretë pas Shkodrës dhe Vlorës të cilat i bashkohen Tiranës në procesin e vaksinimit të popullatës.

Prioritet pas mjekëve dhe infermierëve do të kenë pensionistët në shtëpitë publike ose private të të moshuarve, ka bërë me dije ministrja Ogerta Manastirliu disa ditë më parë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.