Pas propozimit romantik/ Jennifer Lopez i jep fund lidhjes 4-vjeçare me Alex Rodriguez

14/03 8:09
Credits to Apollon TV

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare. Burime për E!News kanë treguar se çifti është ndare dy vjet pas propozimit romantik në perëndimin e diellit.

Ndarja vjen pas skandalit të madh ku u përfshi dhe emri i Alex, i cili thuhej se kishte tradhtuar Jenniferin me  Madison LeCroy.

LeCory hodhiposht këto aludime dhe u shpreh se me Alex nuk ka patur asnjë kontakt fizik por kanë komunikuar vetëm nëpërmjet telefonit.

Por sipas disa burimeve për PageSix skandali ishte arsyeja e ndarjes së Jennifer dhe Alex pasi këngëtarja është ndjerë shumë keq pas thashethemeve.

Skandali i Madison LeCroy ishte arsyeja pse ata u ndanë përfundimisht. Në fakt ata kishin probleme, por Jennifer ndihej shumë keq prej këtyre thashethemeve”, thanë burimet.

Kujtojmë se pak kohë më parëvetë Jennifer pranoi se së bashku me Alex kishin punuar shumë për të përmirësuar marrëdhënien e tyre madje kishin bërë edhe terapi./ CNA

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.