Pas mjekëve dhe mësuesve, Eugena Tomini zbulon 2 kategoritë e radhës që do të vaksinohen: Policët dhe…

19/03 21:29
Credits to Apollon TV

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar se pas mjekëve dhe mësuesve, janë policët dhe gazetarët ata që do të vaksinohen me vaksinën anti-Covid. Deklaratën e bëri sot për “Klannews”.

Kategoria e parë që nisi të vaksinohet në Shqipëri ishin mantelbardhët ndërsa tani janë mësuesit ata që po marrin vaksinën AstraZeneca, me 38.400 doza që erdhën në aeroport para pak ditëve. Për këtë të fundit ka pasur dilema, por EMA tha se është e sigurtë dhe efikase.

Kështu, sapo të mbarojë fushata e vaksinimit për mësuesit, do të vazhdojë me gazetarët dhe policët, që janë po ashtu tepër të rrezikuar nga covid-19.

Më herët ka pasur një kërkesë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë që reporterët e terrenit të vaksinohen duke qenë se janë të ekspozuar.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.