Pas arrestimeve në Ministrinë e Bujqësisë, nisin shoqërimet edhe në disa komuna

24/02 10:41
Credits to Apollon TV
Pas arrestimeve në Ministrinë e Bujqësisë, nisin shoqërimet edhe në disa komuna

Policia e Kosovës ka nisur një aksion për arrestimin e disa zyrtarëve në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Komunën e Istogut.

Sipas informacioneve për mediat kosovare, pritet arrestimi i 8 zyrtarëve.

Deri tani dy zyrtarë të Komunës së Istogut janë shoqëruar në Polici për intervistim.

Po ashtu katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar sot, pas një aksioni që ka kryer Policia e Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë.

Arrestimi i tyre lidhet me dyshimet për marrje ryshfeti në vazhdimësi për ndarje të subvencioneve.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.