Pas anijes “Evergreen” që bllokoi Kanalin e Suezit, kamioni me të njëjtin emër paralizon autostradën

28/03 17:23
Credits to Apollon TV


Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Changshen dhe ka “paralizuar” të gjitha automjetet.

Fotot e aksidentit janë shpërndarë me shpejtësi në rrtjetet sociale, mirëpo syve kritik nuk i ka bërë përshtypje aksidenti, por ngjashmëria e madhe me anijen të konejnerëve që ka ngecur në Kanalin e Suezit në fillim të kësaj jave. 

Përveç faktit që të dy automjetet kanë fjalën “Evergreen” në krah, mund të vërehen ngjashmëri të tjera të çuditshme.

Kamioni dhe anija të dy dolën nga pista në anën e tyre të djathtë dhe u ndalën në një kënd afërsisht 45 °.

Më 23 mars një anije e madhe kontejnerësh është përplasur në kanalin e Suezit dhe si pasojë ka shkaktuar një bllokim të trafikut të anijeve.

Anija 400 metra mban qindra kontejnerë, të cilët ishin nisur nga Roterdami për në Kinë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.