Pas 10-vjetësh Apolonia merr një pikë në Korçë, Skënderbeu ndahet në barazim me Fierakët

24/01 15:44
Credits to Apollon TV
Pas 10-vjetësh Apolonia merr një pikë në Korçë, Skënderbeu ndahet në barazim me Fierakët

Të dy golat u shënuan me 11-metërsha, teksa Meksi zhbllokoi sfidën në minutën e 52-të, ndërkohë që Gjata vendosi baraspeshën po nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë rezultat, korçarët mbeten në vendin e fundit me 12 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të 9-të, ndërkohë që Apolonia ka kaluar në vendin e 8-të me 13 pikë.

Skënderbeu kishte plot 10 vite që nuk zhgënjente në shtëpi ndaj Apolonisë, barazimi i fundit në kampionat në Korçë rezulton më 21 prill 2010. Në sfidën e radhës Skënderbeu do të presë Kukësin, ndërkohë që Apolonia luan në shtëpi ndaj Tiranës

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.