Partia Socialiste mbledh 47 firma deputetësh për të shkarkuar Ilir Metën

03/05 10:33
Credits to Apollon TV
Partia Socialiste mbledh 47 firma deputetësh për të shkarkuar Ilir Metën

Burime për TV Apollon bëjnë me dije se Partia Socialiste ka mbledhur, deri tani, firmat e 47 deputetëve për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Nisma pritet të depozitohet në orët në vijim në Kuvend dhe një komision hetimor pritet të ngrihet me shpejtësi për të shqyrtuar kërkesën.

Mazhoranca ka deklaruar më herët se presidenti Ilir Meta do të shkarkohet nga Kuvendi aktual në lidhje me shkeljet e Kushtetutës dhe përfshirjen e tij në fushatë.

Kjo është hera e dytë që mazhoranca aktuale ndërmerr një nismë për shkarkimin e Ilir Metës, brenda një mandati.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.