Partia Socialiste e ka vënë nën “shënjestër”, Dritan Leli takohet me kunatin e Lulzim Bashës

02/06 18:49
Credits to Apollon TV
Partia Socialiste e ka vënë nën “shënjestër”, Dritan Leli takohet me kunatin e Lulzim Bashës

Refuzimi që i bëri kryeministrit Edi Rama për të kandiduar si deputet në qarkun e Vlorës, e ka kthyer kryebashkiakun Dritan Leli në “shënjestër” të deputetëve të rinj të PS-së, të cilët e akuzojnë se nuk po punon mjaftueshëm për qytetin në prag të sezonit turistik.

Por ditët e fundit Dritan Leli është parë nën shoqërinë e Erion Isufajt, kunatit të Lulzim Bashës, një personazh i njohur dhe i akuzuar disa herë nga PS, por edhe nga “armiqtë” e Bashë sbrenda PD-së.

Leli dhe Isufaj janë filmuar teksa bisedojnë pas murit të Akademisë së Arteve në Tiranë, por nuk dihet ende se cila ka qenë tema e bisedës. Erion Isufjan me Vlorën e lidh pallati i tij në Lungomare që u shemb në vitin 2013, por ende nuk është dëmshpërblyer, edhe pse ka një vendim gjykate.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.