
Parashikimi i motit: Sot, priten reshje shiu në veri dhe në qendër të vendit; në lartësitë mbi 800m do ketë dëborë


Sot moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Reshjet e izoluara të shiut do të jenë prezente gjatë mesditës me intensitet të ulët, dhe do të përfshijnë veriun e qendrën e vendit.
Dëborë e dobët parashikohet në lartësitë mbi 800m në veri, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak. Era parashikohet të fryjë verilindje-perëndim e lehtë e hera-herës mesatatre kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Valëzimi në dete do jetë i forcës 4 dhe 5 ballë. Temperaturat parashikohen në:
– zonat malore -3°C deri në 9°C;
– zonat e ulëta 1°C deri në 14°C;
– zonat bregdetare 3°C deri në 14°C.