Parashikimi i motit/ Rikthehet dielli, por temperaturat mbeten të ulëta

24/03 7:03
Credits to Apollon TV
Parashikimi i motit/ Rikthehet dielli, por temperaturat mbeten të ulëta

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm por që në zonat verilindore dhe juglindore mund të ketë reshje të izoluara gjatë paradites.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -5°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 11°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.