Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Dita nis me reshje në të gjithë territorin, por pasdite gjithçka ndryshon. Ulen ndjeshëm temperaturat

26/01 7:23
Credits to Apollon TV
Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Dita nis me reshje në të gjithë territorin, por pasdite gjithçka ndryshon. Ulen ndjeshëm temperaturat

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm duke sjellë reshje në të gjithë territorin. Gjatë pasdites reshjet do të ndalen duke i lënë vendin motit të kthjellët dhe vranësirave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 01°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 10°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.