Paralajmëron Presidenca: Ilir Meta konferencë të jashtëzakonshme sot! Funksionarët e drejtësisë dhe policisë ta ndjekin

24/04 10:32
Credits to Apollon TV
Paralajmëron Presidenca: Ilir Meta konferencë të jashtëzakonshme sot! Funksionarët e drejtësisë dhe policisë ta ndjekin

Presidenca, përmes zëdhënësit Tedi Blushi lajmëron se Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas Blushit, në qendër të konferencës do të jenë krimet zgjedhore, ndërsa kreu i shtetit kërkon që zyrtarët e drejtësisë dhe të policisë ta ndjekin drejtpërdrejt në orën 11.30.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, do të zhvillojë sot në ora 11:30, një konferencë të jashtëzakonshme për mediat për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore.

Thirrje të gjithë funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë për të na ndjekur live”, njofton Presidenca.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.