Paralajmëron Meta: Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot nga Vlora përgjigjen për Aeroportit të Rinasit

07/04 17:43
Credits to Apollon TV

Presidenti Ilir Meta ka reguar sërish për pezullimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit.

Kreu i shtetit ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet qeverisë pasditen e sotme nga Vlora për çështjen e Aeroportit të Rinasit, “si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare”.

“Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare.

Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë.

Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm,” shkruan Meta.

Meta krahas postimit të tij ka publikuar edhe dokumentin që i ka nisur pak ditë më parë kreu të qeverisë Edi Rama, për ta lajmëruar mbi problematikat.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.