
Paralajmërimi i Bashkisë Vlorë: Priten reshje të dendura shiu gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit, shmangni lëvizjet me automjete


Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin lëvizjet me automjete në akset problematike, pasi pritet që reshjet e shiut të intensifikohen.
Në njoftim thuhet se parashjikimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë që të jemi të kujdesshëm, ndërsa për çdo nevojë urgjente qytetarët duhet të kontaktojnë me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës.
“Te nderuar qytetare!
Rreshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.
Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë të jemi të kujdesshëm.
Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës.
Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja”, thuhet në njoftimin e bashkisë Vlorë.