Parajsa për t’i shpëtuar turmave’ Shqipëria në 10 vendet me mrekulli natyrore në Mesdhe!

19/09 14:08
Credits to Apollon TV
Parajsa për t’i shpëtuar turmave’ Shqipëria në 10 vendet me mrekulli natyrore në Mesdhe!

Mesdheu ofron shumë vende që konsiderohen si parajsa të fshehura për t’i shpëtuar turmave. Vendet e Mesdheut janë të njohura për bukurinë e tyre dhe zakonisht kryesojnë ne listat e udhëtarëve, shkruan në një artikull revista amerikane “The Travel”. Në të njëjtin artikull, Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve mesdhetare me plazhet më piktoreske dhe më pak të mbipopulluara me turistë. Askund tjetër adhuruesit e plazheve nuk mund të zbulojnë brigje të tilla të paeksploruara, me ujëra shumë të kthjellëta dhe me pamje mahnitëse. Në kulmin e sezonit, kryesisht gjatë muajve të vrullshëm të verës, shpesh vendet mbushen në turma masive. Ndryshe nga fqinjët e saj më të frekuentuar mesdhetar, Riviera Shqiptare mbetet një thesar i fshehur. Mes këtyre mrekullive natyrore ndodhet fshati i Ksamilit, i zbukuruar me disa nga plazhet më piktoreske që mund të gjenden kudo përgjatë Mesdheut. Ujërat e kaltra dhe të pastra krijojnë një parajsë për adhuruesit e plazhit dhe diellit. Ndër të tjera Ksamili përshkruhet si një perlë e fshehur në Rivierën Shqiptare ju premton pushime të paharrueshme dhe të përballueshme.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.