Paradë mode në korridoret dhe zyrën e Gjykatës, Enkeleda Kapedani “zbulon” kush ia ka publikuar videot skandaloze në “Tik Tok”

05/06 14:13
Credits to Apollon TV
Paradë mode në korridoret dhe zyrën e Gjykatës, Enkeleda Kapedani “zbulon” kush ia ka publikuar videot skandaloze në “Tik Tok”

“Videot nuk i kam publikuar unë”, duke pretenduar se dikush mund t’ia ketë marrë ato nga celulari.

Në këto kushte, Inspektoriati (ILD) që është përgjegjës për hetimin e magjistratëve dhe nisjen e hetimeve disipinore ndaj tyre, e ka pyetur Enkeleda Kapedanin nëse ishte e vetëdijshme që videot ishin regjistruar nga vetë ajo në ambient pune. Madje, sipas ILD-së këto video janë bërë në një kohë kur ajo e ka të ndaluar regjistrimin e ambienteve të punës dhe zyrës.

E gjendur në vështirësi, Enkeleda Kapedani nuk ka dhënë përgjigje të qartë për shkeljet që ka bërë, shkruan newsbomb.al. Ajo ka pretenduar përsëri se nuk i ka publikuar ajo videot.

Sot, dalin detaje të reja nga marrja në pyetje e gjyqtares. Duke se kryetarja e Gjykatës së Elbasanit e ka gjetur “autorin/ët” e vidove. Ajo është shprehur se pamjet mund të jenë publikuar nga dy fëmijët e saj të vegjël, përkatësisht 5 dhe 7 vjeç. “Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri 5 dhe tjetri 7 vjeç”, ka thënë gjyqtarja Enkeleda Kapedani në ILD.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.