“Para zgjedhjeve e ke gati” Erdogan i premton Ramës ndërtimin e spitalit të Fierit, kryeministrit: Deri më 7 prill ke 3 milion e gjysmë supervizorë!

06/01 16:46
Credits to Apollon TV
“Para zgjedhjeve e ke gati” Erdogan i premton Ramës ndërtimin e spitalit të Fierit, kryeministrit: Deri më 7 prill ke 3 milion e gjysmë supervizorë!

Gjatë vizitës dy ditore në Stamboll, kryeministri Rama mori premtimin e Presidnetit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për të ndërtuar edhe spitalin e Fierit, shumë shpejt.

Kryeministri Rama nuk i kurseu batuatat dhe i vuri si afat të fundit 7 prillin e 2021, që projekti të ishte gati.

Rama: Nuk mund të vinim bast se bastet në Shqipëri janë të ndaluara (qesh) por që të ishte gati për tre muaj është një bast shumë i fort. Unë do e kisha humb me qejf këtë bast, por edhe shans për të fituar do kisha. Se kur vjen puna tek zbatimi poshtë si shqiptarët dhe turqit duan t’i shtysh vazhdimisht.

Erdogan: Asnjë merak, spitali do ketë edhe staf, infermierë, doktorë për të trajnuar stafin tuaj. Brenda një kohe të shkurtër Shqipëria do ta ketë në gjendje pune atë projekt. Ndërsa sa i përket Universitetit Teknologjik të Stambollit do kemi themelim të tij në Tiranë.

Rama: Deri në datën 7 prill tre muaj, ti personalisht ….

Erdogan: Do mbarojë para zgjedhjeve

Rama: Zgjedhjet janë tjetër… në Shqipëri do kesh 3 milionë e gjysmë supervizorë, ke vënë një bast shumë të madh, ishalla po e mban!

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.