
Para dy javësh ishte bërë nënë, ndërron jetë 22-vjeçarja tek “Shefqet Ndroqi”


Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në spitalin COVID2, ku ka ndërruar jetë një 22-vjeçare. 22-vjeçarja para dy javësh kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.
Nëna e re, një muaj më parë për shkak të gjendjes së rëndë bëri lindje të parakohshme. Më pas, u fut në intubim dhe sot bëhet me dije se ajo ka ndërruar jetë. Mjekët kanë arritur të shpëtojnë foshnjën e saj.
Në 23 shkurt, Sidorela Koça u detyrua të lindte parakohe foshnjën e saj për shkak të gjendjes së rëndë. Mjekët në bashkëpunim me kolegët e tyre të maternitetit “Koço Gliozheni” arritën të sillnin në jetë foshnjën me ndërhyrje cezariane.