Papa Françesku merr dozën e parë të vaksinës Pfizer/ BionTech, rrezikon jetën për shkak se…

13/01 17:58
Credits to Apollon TV
Papa Françesku merr dozën e parë të vaksinës Pfizer/ BionTech, rrezikon jetën për shkak se…

Shteti më i vogël në botë, Vatikani ka nisur sot programin e vaksinimit kundër Covid-19.  

Dozat e para iu dhanë mjekëve dhe anëtarëve të tjerë të shërbimeve shëndetësore të Vatikanit, ndërkohë injeksionit iu nënshtruar edhe Papa Françesku. Numri 1 i Kishës Katolike mori vaksinën e kompanisë Pfizer/ BionTech. 

Por, Papa rrezikon që nëse diçka shkon keq të ketë komplikacione të mëdha për jetën. Kjo pasi Papa i cili mbushi 84-vjeç muajin e kaluar nuk e ka njërën pjesë të mushkërisë, të cilën e ka hequr gjatë një sëmundjeje kur ishte i vogël në Argjentinës.

Vatikani ka vetëm disa qindra banorë. Shumica e punonjësve të saj jetojnë në Itali dhe ata gjithashtu do të marrin vaksinën. 

Ka pasur më pak se 30 raste të koronavirusit në qytetin e Vatikanit, shumica e tyre midis Gardës Zvicerane, të cilët jetojnë në një kazermë komunale.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.