Pamje nga vendngjarja e aksidentit në ‘Rrugën e Kombit’, makina e viktimës e shkatërruar plotësisht nga përplasja me trajlerin dhe një mjet tjetër

26/02 20:06
Credits to Apollon TV

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ‘Rrugën e Kombit’, ku si pasojë e përplasjes së dy autoveturave dhe një trajleri ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit të Rrëshenit dhe siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga vendngjarja përplasja ka qenë tepër e fortë. Trupi i viktimës ka qëndruar rreth 30 minuta në automjetin tip BMW dhe është nxjerr i pajetë prej aty.

Mësohet se viktima është shtetasi Armand Xhaferri 30 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.