
PAMJE/ Aksident në aksin Kardhiq-Sarandë, përfundojnë në kanal dy mjetet, ka të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotën në rrugën Kardhiq-Sarandë. Mësohet se në afërsi të Shijanit dy automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal pranë njëra-tjetrës.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, i cili me urgjencë është nisur drejt spitalit të Sarandës.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur të gjithë dinamikën e aksidentit.