Pak ditë para protestës së 6 dhjetorit, Meta shkon në selinë e PD, takim me Berishën

30/11 12:43
Credits to Apollon TV
Pak ditë para protestës së 6 dhjetorit, Meta shkon në selinë e PD, takim me Berishën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sërish sot në selinë e Partisë Demokratike, ku po zhvillon një takim me Sali Berishën.

Bëhet me dije se para pak minutash Meta i shoqëruar nga Petrit Vasili kanë mbërritur në selinë e PD, dhe ka nisur takimi me Berishën.

Ky takim vjen vetëm pak ditë para protestës së njoftuar nga Berisha më 6 dhjetor, ditën kur Shqipëria pret samitin e Bashkimit Europian. Kujtojmë që ditën e djeshme Meta konfirmoi edhe pjesëmarrjen duke thënë se protesta është kundër Edi Ramës dhe se nuk ka asnjë lidhje me liderët e BE.

Edhe pse policia e ka ndaluar që atë ditë të bëhet protestë para Kryeministrisë për shkak të perimetrit të sigurisë, duket se PD dhe PL janë duke e organizuar protestën.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.