Pa nisur mirë sezoni, Vlora “pushtohet” nga turistët e huaj, mbërrin në port kroçera “La bella del Adriatique”

21/05 10:51
Credits to Apollon TV
Pa nisur mirë sezoni, Vlora “pushtohet” nga turistët e huaj, mbërrin në port kroçera “La bella del Adriatique”

Turizmi në Shqipëri është një nga sektorët që e “ka marrë veten” me shpejtësi pas pandemisë së COVID, e ndërsa këtë sezon pritshmëritë janë edhe më të larta. E nisur nga kjo, shenjat e para tashmë janë dhënë që tani, pa nisur zyrtarisht sezoni turistik.

Mëngjesin e sotëm ka mbërritur në portin e Vlorës kroçera  “LA BELLA DEL ADRIATIQUE” me 146 turistë nga vende të ndryshme si Franca, Kanadaja, Belgjika, Britania e Madhe dhe Maroku.

Turistët do të qëndrojnë 1 ditë në Vlorë, ku do të zhvillojnë ture të ndryshme dhe më pas do të ndalen edhe në Durrës.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.