Organizoi tubim në Lezhë në kohë pandemie, Policia gjobit me 50 milion lek kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosjes në Shqipëri

20/04 11:43
Credits to Apollon TV
Organizoi tubim në Lezhë në kohë pandemie, Policia gjobit me 50 milion lek kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosjes në Shqipëri

Iljaz Shehu, kandidat i pavarur në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit, me Lëvizjen Vetëvendosje, gjobitet me 50 milion lekë nga Policia e Lezhës.

Shehu akuzohet se ka organizuar një tubim të paligjshëm në kohë pandemie, duke mbledhur me dhjetëra mbështetës në shkelje të rregullave anti-Covid. Deri tani nga Policia e Lezhës nuk ka një njoftim zyrtar për gjobën ndaj kandidatit në fjalë.

Kjo nuk është hera e parë që Policia gjobit kandidat të partive të ndryshme, të cilët organizojnë tubime duke shkelur masat anti-Covid, me grumbullime masive dhe pa asnjë distancim social. Gjobat e majme janë vendosur edhe ndaj PD, PS, Elton Debreshi (kandidat i pavarur) dhe LSI.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.