Organizatori i 1200 kg kokainë nga Karaibet në Greqi, gjykata merr vendimin EKSTREM për shqiptarin e arrestuar

20/07 18:57
Credits to Apollon TV
Organizatori i 1200 kg kokainë nga Karaibet në Greqi, gjykata merr vendimin EKSTREM për shqiptarin e arrestuar

Gjykata greke ka vendosur masën ” Burgim i përjetshëm ” për 42-vjeçarin Aleksandër Pemaj, i cilësuar si organizatori i trafikut të 1200 kg kokainë nga Karaibet në Greqi, në janar 2020.

gjerat e sekuestruara

Bashkë me të u dënuan me burgim të përjetshëm dhe 4 persona të tjerë të implikuar në këtë çështje. Pemaj në 2010 ishte pjesë e një përplasje me armë zjarri në Bajron, ku një qytetar humbi jetën. Protagonistë ishin dhe Marian Kolaj që u vra më pas në kufirin greko-shqiptar dhe Nikolla Todi që u ekzekutua në vend.

Të pandehurit e tjerë u dënuan nga 12-18 vjet. Droga ishte ngarkuar në një varkë me vela me emrin Barracuda Seven në shtetin ekzotik të ishullit Karaibe të Shën Vincentit dhe u gjet në një shtëpi në Astakos ku kishin shkuar për t’i marrë me trurin e organizatës kriminale. ‘Truri’ i organizatës që bëri transportin thirrej ‘Doktori’.

Vlen të përmendet se dy policë të fshehtë të koduar “Triantis” dhe “Stratias” ishin infiltruar dhe kishin marrë pjesë në operacionin e transportit. Në gjyq, i cili filloi më 19 maj dhe përfundoi të premten, ata u morën në pyetje si dëshmitarë të mbrojtur.

Sasia e kokainës që kapte vlerën e 50 milion eurove ishte gati për t’u hedhur në tregun e paligjshëm të Europës dhe Afrikën Perëndimore.

kokaina
Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.