Orë të gjata pritjeje për të moshuarit: Tension pranë qendrës së vaksinimit në Kosovë

14/05 14:49
Credits to Apollon TV
Orë të gjata pritjeje për të moshuarit: Tension pranë qendrës së vaksinimit në Kosovë

Momente tensioni në qendrën e vaksinimit anti-covid në Kosovë. Pranë pallatit të sportit “1 Tetori” në Prishtinë ishin grumbulluar më shumë njerëz se zakonisht, kryesisht të moshuar mbi 65 vjeç. Shumica e tyre qëndronin prej orësh në pritje për të marrë vaksinën.

Hamdi Gashi, banor në Prishtinë: “Që dy orë jam duke pritur…Jo vetëm numrin e morëm tollovi 692…. Është total pa organizim, kjo është katastrofë, por nuk po kemi çka të bëjmë po duhet të presim”.

Grumbullimi i kaq shumë njerëzve në një vend, mund të jetë shndërruar dhe në një vatër përhapjeje.

Aziz Gashi, banor në Prishtinë: “Që nja 3-4 orë po…është katastrofë, mund të ndodhë që deri tash jemi ruajtur, ndërsa tani e kemi marrë”.

Nazif Kosumi, banor në Prishtinë: “Nuk është mirë, është shumë pa organizim se është dashur ta bëjnë njëfarë radhe dhe kishte shkuar më lehtë…Gjithë kjo tollovi, COVID nuk po vetë.”

Thirrje pati edhe ndaj qeverisë për blerjen edhe të më shumë vaksinave.

Selatin Kaçaniku, kryetar i shoqatës për mbrojtjen e Konsumatorëve: “Le të jetë kjo porosi për qeverinë, paratë tona mos t’i shfrytëzojnë diku gjeti por le të blejnë vaksina e mos tëvaremi nga mëshira e askujt”.

Të moshuarit në Kosovë ankohen se nuk po marrin vaksinën që duan.

Nexhat Sylejmani, banor në Prishtinë: “Kam ardhur me vetë dëshirë me marrë këtë farë vaksine, kam dashur me marrë Pfizer, jam i sigurt që kanë por nuk deshën me ma dhënë, u detyrova me marrë (AstraZenecën) meqë ia dhanë edhe bashkëshortes”.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës ndërhyri policia, që fillimisht orientoi qytetarët dhe më pas vendosi barrierë hekuri për të shmangur që kjo të përsëritet sërish.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.