Operacioni “Shpirti”, zbardhen emrat e dy të penduarve të drejtësisë që “tradhëtuan” grupin, një prej tyre ka që në 2019 që bashkëpunon me policinë

02/07 15:48
Credits to Apollon TV
Operacioni “Shpirti”, zbardhen emrat e dy të penduarve të drejtësisë që “tradhëtuan” grupin, një prej tyre ka që në 2019 që bashkëpunon me policinë

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me Mega-operacionin e koduar “Shpirti”, në kuadër të të cilit u arrestuan 28 persona vetëm në Shqipëri dhe 10 në rajon.

Janë zbardhur emrat e dy nga katër bashkëpunëtorët e drejtësisë që “tradhëtuan” grupin dhe bashkëpunuan me autoritetet, për të zbuluar aktivitetin e katër bandave të strukturuara kriminale. Një zinxhir nga kultivimi i drogës deri te mbërritja në destinacion dhe shitja në treg.

Burime për mediat bëjnë me dije se ata janë Aurel Lazaj dhe Jurdi Bedinaj.

Lazaj ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i cili në 2019 u akuzua për trafikimin e 2.5 tonëve  kanabis drejt Italisë në vitin 2017. Apeli për Krimet e Rënda asokohe la në fuqi dënimin me 15 vjet heqje lirie për trafikantët, Euron Hotin dhe Malton Lleshajn, i arrestuar së fundmi në kuadër të operacionit “Shpirti”. Ndërsa trafikanti i tretë i cili mori ‘statusin’ e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Aurel Lazaj u dënua vetëm dy vite burg. Lazaj pas arrestimit tregoi të gjithë mekanizmin dhe personat e përfshirë në këtë grup kriminal.

Droga e kapur në atë kohë në Ancona ishte fshehur brenda disa kamionëve që transportonin mermer. Ndërsa pritesi i sasisë së drogës ishte, Euron Hoti.

Kreu i SPAK Kraja dhe prokurori Mara nënvizuan rolin kyç që kanë pasur katër bashkëpunëtorë të drejtësisë në finalizimin e këtij operacioni.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.