
Operacioni NDËRKOMBËTAR për trafikimin e drogës nga Shqipëria në Itali dhe Gjermani, arrestohen 55 persona, mes tyre 27 Shqiptarë


Një operacion është zhvilluar në tre shtete të Evropës, për trafikimin e lëndëve narkotike.
Në pranga kanë rënë 52 burra dhe 3 gra, mes tyre 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe një gambian.
Grupi trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali dhe dërgohej në Gjermani me autobusë e trena.
Mësohet se 5 persona janë arrestuar në Vlorë. Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Kothen në Gjermani dhe Romë, Brescia, Modena, Macerata, Genova, Parma në Itali, ku në kuadër të hetimeve është bërë i mundur dhe shkatërrimi i grupit kriminal.
Hetimet për shkatërrimin e kësaj bande kanë nisur që prej vitit 2018, ndërkohë që droga e kapur vinte nga Vlora. Grupi i trafikantëve akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, por dhe për mashtrim të zyrtarëve politikë.