Operacioni i SPAK në Ministrinë e Brendshme, reagon Kim: Abuzimi me tenderat vjedhje dhe e qytetarëve amerikanë që me taksat e tyre ndihmojnë Shqipërinë

10/07 12:40
Credits to Apollon TV
Operacioni i SPAK në Ministrinë e Brendshme, reagon Kim: Abuzimi me tenderat vjedhje dhe e qytetarëve amerikanë që me taksat e tyre ndihmojnë Shqipërinë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK në Ministrinë e Brendshme, ku u arrestuan 9 zyrtarë pasi akuzohet se kanë ndikuar në mënyrë të paligjshme në tenderin për uniformat e Policisë.

Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se i vjen mirë që sheh veprimet e SPAK kundër korrupsionit.

Ambasadorja shkruan se abuzimi me tenderat është njësoj si të vjedhësh qytetarët duke përfshirë edhe shtetasit amerikanë që me taksat e tyre ndihmojnë Shqipërinë.

“Më vjen mirë të shoh veprimet e SPAK kundër korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njëlloj si të vjedhësh nga të gjithë qytetarët (përfshirë shtetasit amerikanë taksat e të cilëve sigurojnë ndihmën e SHBA për Shqipërinë) për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve” të tij. Shtë një krim.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.