Operacion anti drogë në Tiranë! 8 të arrestuar, siguronin kokainë, e shisnin në lokale

08/09 13:49
Credits to Apollon TV
Operacion anti drogë në Tiranë! 8 të arrestuar, siguronin kokainë, e shisnin në lokale

Një operacion anti-drogë është finalizuar pas një hetimi gjashtë mujor në kryeqytet, ku janë vënë në pranga tetë persona. Nga operacioni i koduar “Kodra e Diellit 3”, kanë rënë në pranga Herald Rexhepaj, Viola Bendaj, Arolf Harizi, Arlind Aga, Xhersildo Arifllari, Dashamir Shehu, Indrit Gjoshi dhe Devis Saliaj, ndërsa një person është shpallur në kërkim. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata siguronin lëndë të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, në sasi të mëdha, dhe më pas i shisnin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të lokaleve të natës dhe të vendeve që frekuentohen nga të rinjtë. Në cilësinë e provës materiale, gjatë zhvillimit të gjithë operacionit janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare. Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.