ONE lë në terr shqiptarët, reagon PD: Shteti i lë të pambrojtur, AKEP-i “gojëkyçur”

25/08 16:39
Credits to Apollon TV
ONE lë në terr shqiptarët, reagon PD: Shteti i lë të pambrojtur, AKEP-i “gojëkyçur”

Abonentët e kompanisë ONE vazhdojnë të hasin probleme prej më shumë se 48 orësh, për këtë, ka reaguar edhe Partia Demokratike me një deklaratë për mediet. Newsbomb denoncoi ditën e djeshme se që prej mesnatës së kaluar, sinjali telefonk dhe shërbimet e tjera ishin jashtë funksionit.

Më shumë se 24 orë kanë kaluar dhe i njëjti problem vazhdon, me ONE që ka lënë mijëra qytetarë në terr. Sikur kjo mos të mjaftonte, qytetarëve i është hequr edhe e drejta për t’u ankuar dhe për të marrë përgjigje në shërbimin e klientit të kësaj kompanie. Kjo pasi numri “123” i vendosur në dispozicion të abonentëve, këtë të premte del që nuk ekziston.

Për këto ngjarje ka reaguar edhe PD nëpërmjet Këshilltarit të tyre Akil Kraja, i cili në një deklaratë për shtyp shprehu problemet me të cilat abonentët e kompanive telefonike po përballen. Ai vuri në dukje se prej muajsh, konsumatorët shqiptarë kanë shprehur shqetësime të shumta  në lidhje me rënien e cilësisë së shërbimit të ofruar nga kompanitë celulare në vend.

PD ka akuzuar Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, i cili ka detyrim për të mbrojtur konsumatorin shqiptar dhe për të kërkuar nga operatorët telefonikë, respektimin e standarteve ligjore e komerciale që e rregullojnë këtë treg.

Kraja deklaron se qytetarët dhe konsumatorët shqiptarë janë pa alternativë, e sipas tij kjo situatë mund të marrë emërtimin e një katastrofe digjitale, që mund të vejë në rrezik të jashtëzakonshëm sigurinë tonë kombëtare, duke e lidhur këtë dhe me të dhënat e shqiptarëve në portalin e-Albania, që sipas këshilltarit, mund të trafikohen lehtësisht në tregun e zi.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.