
Objektivi i pagës mesatare 900 euro! Administratës do t’i rritet rroga në fund të vitit!

Qeveria ka përcaktuar kalendarin e rritjes së pagave në sektorin publik, sipas vendimit të marrë në prill të këtij vit inga Këshilli i Ministrave për të çuar pagën mesatare në nivel bruto 900 euro deri në vitin 2025. Dokumenti i qeverisë “Masat Prioritare të Reformës së Administratës Publike”, që është në fazën e konsultimit publik, parashikon që kësti i parë i rritjes të jepet në muajin dhjetor 2023 dhe tjetri në dhjetor të vitit 2024. Në fund të vitit 2022, paga mesatare mujore bruto në sektorin publik arriti në 70,770 lekë, ose rreth 670 euro. Për të arritur nivelin e premtuar 900 euro, paga mesatare në sektorin publik duhet të rritet mesatarisht me 230 euro. Ballafaqimi i të dhënave zyrtare tregon se rritja mesatare pagave do të ndodhë 15 për qind në dhjetor 2023 dhe 15 për qind tjetër afërsisht 115 euro, në dhjetorin e vitit 2025. Qeveria, kur e prezantoi projektin e rritjes së pagave në pranverë të këtij viti, argumentoi se qëllimi ishte të zvogëlonte hendekun me pagat e sektorit publik në rajon dhe të nxiste konkurrencën me sektorin privat. Në muajt prill-qershor 2023, punonjësit në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën vetëm 7 për qind rritje të pagës, ndërsa funksionet e larta të qeverisëse, deputetet, ministrat dhe zv.ministrat përfituan rritje të pagës nga 50-deri 98 për qind.