Nxirrte 4 fëmijët për të lypur ! Arrestohet nëna ,kërcënoi punonjësen sociale!

16/09 16:54
Credits to Apollon TV
Nxirrte 4 fëmijët për të lypur ! Arrestohet nëna ,kërcënoi punonjësen sociale!

Një 37 vjeçare, nënë e 4 fëmijëve të mitur ka përfunduar në pragat e policisë pasi shfrytëzonte fëmijët për të lypur. Përtej kësaj paligjshmërie, 37 vjeçarja ka vazhduar dhe më tej duke kërcënuar punonjësit e policisë.

Kjo shtetase është kapur në rrugën ‘Dritan Hoxha’ dhe mbi të bien akuzat e rënda të veprave penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kanosje”. Aksioni I kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, është në zbatim të planit të masave, për parandalimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, të cilët shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet intensive dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.

Polica njofton se kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin, gjithashtu Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, po ashtu për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.