‘NXEHEN GJAKRAT’ në Durrës, Elona Guri konfliktohet me një person në lokal, shoqërohen në polici (Akuza e saj për kamerat përgjuese)

24/03 17:24
Credits to Apollon TV
‘NXEHEN GJAKRAT’ në Durrës, Elona Guri konfliktohet me një person në lokal, shoqërohen në polici (Akuza e saj për kamerat përgjuese)

Policia e Durrësit mesditën e sotme lëshoi një njoftim për mediat, ku raportohej për një konflikt mes një burri dhe një gruaje në lagjen nr.4 të qytetit. 

Mirëpo nga burime për Newsbomb mësohet se shtetësja E.G e cila është konfliktuar me shtetasin Ç.K., është Elona Guri, kandidatja e LSI në këtë qytet, e para në listë për zgjedhjet e 25 prillit. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 teksa nuk bëhet me dije se cili ka qenë shkaku i konfliktit, por dyshohet për motive politike dhe elektorale. Politikania Guri është shoqëruar në komisariat, ku ka thënë se mafia e Durrësit vendos kamera në zyrat e LSI.

“Mafia vë kamera sigurie dhe pajisje përgjimi në zyrën e LSI në Durrës. Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës. Kjo është shkelje penale dhe akt i shëmtuar. Asgjë nuk e ndal fitoren e madhe të 25 prillit. Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria”, tha znj.Guri.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.03.2021, rreth orës  14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.