Nusja 33 vjecare ‘zhdep’ ne dru vjehrrën, kunatin dhe vajzën 4-vjeçare, arrestohet nga policia

04/01 16:58
Credits to Apollon TV
Nusja 33 vjecare ‘zhdep’ ne dru vjehrrën, kunatin dhe vajzën 4-vjeçare, arrestohet nga policia

Një ngjarje e pazakontë është regjistruat mesditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një 33-vjeçare ka rrahur vjehrrën, kunatin dhe vajzën e vogël 4-vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në Korçë, ku në pranga ka rënë nje grua 33 vjeçe, banuese në Durrës.

Mësohet se e reja, për arsye ende të paqarta ka rrahur vjehrrën M. A., 63 vjeçe, kunatin E. A., 37 vjeç, dhe vajzën e saj të mitur 4-vjeçare, si edhe ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake.

Njoftimi i policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases H. A., 33 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, në banesë, kjo shtetase dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vjehrrës së saj shtetases M. A., 63 vjeçe, ndaj kunatit E. A., 37 vjeç, ndaj vajzës së saj të mitur 4-vjeçare, si edhe ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake. 

Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.