Numërohen më shumë se 97% e votave në Kosovë, Vetëvendosja drejt fitores historike

15/02 6:53
Credits to Apollon TV
Numërohen më shumë se 97% e votave në Kosovë, Vetëvendosja drejt fitores historike

Janë numëruar më shumë se 97% e votave në Kosovë, ku kryeson Vetëvendosje me 48.17%. 

Vetëvendosje po shkon drejt një fitore historike, pasi ka mundësinë ta krijojë qeverinë e vetme, pa iu dashur të krijojë koalicion me partitë e tjera.m


Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me me 17.32%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18% ose 101.364 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7,40% apo mbi 57 mijë vota dhe Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, që do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, në një deklaratë për mediat ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij për rezultatin e arritur, teksa u shpreh që kjo fitore do t’i mundësojë atij që të fillojë ndryshimin.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.