Nuk ndalet shiu as të dielën, reshje të dendura në të gjithë vendin. Ja ku do të ketë reshje dëbore

10/01 7:35
Credits to Apollon TV
Nuk ndalet shiu as të dielën, reshje të dendura në të gjithë vendin. Ja ku do të ketë reshje dëbore

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje të dendura në të gjithë territorin. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës. Edhe nesër dita do të nisë me reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 13°C.

Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të Shqipërisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.