Nuk ka shi, mësoni si do jetë dita sot, temperaturat shkojnë në 19°C

04/02 7:39
Credits to Apollon TV
Nuk ka shi, mësoni si do jetë dita sot, temperaturat shkojnë në 19°C

Dita e enjte (sot) do të ndikohet nga kushte atmosferike të qendrueshme, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, do të ketë prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave në orët e mëngjesit.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në det i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

– zonat malore 1°C deri në 14°C;

– zonat e ulëta 4°C deri në 19°C;

– zonat bregdetare 4°C deri në 19°C.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.