Nuk iu besoi syve, peshkatari kap “përbindëshin” e detit!

23/03 7:44
Credits to Apollon TV
Nuk iu besoi syve, peshkatari kap “përbindëshin” e detit!

Një peshkatar i identifikuar si Nate Iszac, 39-vjeç ka kapur një nga peshqit më të pazakontë në ujërat e Alaskës. Gjallesa e çuditshme është emërtuar si një “përbindësh deti”, teksa fotot e gjallesës ujore janë shpërndarë gjerësisht në rrjet. Fotot e shkrepura nga peshkatari i cili zuri “përbindëshin e detit”, tregojnë qartë fizionominë e gjallesës ujore.

Peshkaqeni i kapur ka një gojë shumë të madhe dhe dhëmbë tepër të mprehtë. Gjithashtu gjallesa ujore ka edhe një gjatësi shumë të madhe, thuajse sa gjysma e gjatësisë së peshkatarit. Iszac, nga Oregon i SH.B.A., ka shpërndarë shumë foto të “përbindëshit të detit”, teksa thotë se në momentin që është kapur, gjallesa ka shfaqur një sjellje shumë të ashpër.

Ai thotë se pasi u kap në ujërat e Alaskës, gjallesa është identifikuar si specia ngjala ujk. Pasi kapi gjallesën dhe e shpërndau gjerësisht në rrjet, peshkatari tregon se ngjala ujk është lënë sërish e lirë që të notojë në ujërat e Alaskës.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.