Nuk i ndaloi policisë, arrestohet 25-vjeçari, në makinë iu gjet një pistoletë

06/02 10:21
Credits to Apollon TV
Nuk i ndaloi policisë, arrestohet 25-vjeçari, në makinë iu gjet një pistoletë

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi i është gjetur në makinë një armë pa leje.

Policia njofton se I ka bërë shenjë 25 vjecarit, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet dhe u sekuetrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me krehër me 7 fishekë.

“Në kuadër të këtyre kontrolleve, në Kurbin, forca e pocaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një mjetit tip “Benz”, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen. Sherbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arritur të bëjnë bllokimin e tij në fshatin Shullaz, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet dhe u sekuetrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me krehër me 7 fishekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit A. Z., 25 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje “dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë “ njofton policia. /NewsBomb

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.