
‘NUK FIRMOSIM ASGJË’, KUNDËR PUNËSIMIT ME DETYRIM, STUDENTËT E MJEKËSISË PROTESTË PARA UNIVERSITETIT

Me thirrjet “standard jo diktaturë”, studentët e mjekësisë së Universitetit të Tiranës kanë protestuar këtë të martë në ambientet e rektoratit. Njëzëri, studentët thanë se përballë fenomenit që po përballet vendi ynë, është e udhës që shteti të japë zgjidhje e jo të detyrojë studentët të punojnë 3 vite me detyrim në Shqipëri.