“Nuk do tolerojmë askënd”, Çuçi: IKMT ka nisur me shembjen e ndërtimeve pa leje në Durrës

19/06 14:51
Credits to Apollon TV
“Nuk do tolerojmë askënd”, Çuçi: IKMT ka nisur me shembjen e ndërtimeve pa leje në Durrës

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi thotë se Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur me shëmbjen e ndërtimeve pa leje në Durrës.

Janë shembur katër objeketet e para, teksa Çuçi me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se operacion do të zhvendoset më tej pëgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit.

Ndër të tjera ai shkuan se nuk do të tolerohet askush që ka ndërtuar pa leje.

“IKMT ka nisur shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Durrës. 4 objektet e para u shembën në Kepin e Rodonit. Ky operacion do të zhvendoset më tej pëgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit. Në këto dy javë të para kemi shembur dhjetra objekte pa leje edhe në Ksamil, Shëngjin e Velipojë.

Krahas ashpërsimit të Kodit Penal kur është fjala te ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit, ne do ta ngremë një një tjetër nivel kontrollin e territorit duke përdorur teknologjinë më të fundit e jo vetëm, si dhe nuk do të tolerojnë askënd që guxon të zaptojë çdo metër katror tokë kudo qoftë, në bregdet jo e jo, por as në zonat e mbrojtura apo gjetkë,” shkruan Çuçi në postimin e tij.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.