Nuk do ta besoni! Shifrat e fundit janë optimiste: Mijëra testime dhe numër i ulët i rasteve pozitive, sërish 9 viktima nga Covid-19

06/04 16:32
Credits to Apollon TV
Nuk do ta besoni! Shifrat e fundit janë optimiste: Mijëra testime dhe numër i ulët i rasteve pozitive, sërish 9 viktima nga Covid-19


Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Janë bërë gjithsej 2334 testime nga të cilat janë 141 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, 2 raste në Krujë, Has, Mirditë, Tropojë, Përmet, Divjakë, Selenicë, Dropull, 1 rast në Kurbin, Korçë, Kukës, Lezhë, Rrogozhinë, Librazhd, Tepelenë, Belsh, Gramsh, Kuçovë, Finiq, Patos, Cërrik, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi,1 qytetar nga Devolli, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 65 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,035 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (06 Prill 2021)

Raste të reja ditore        141

Të shëruar në 24 orë     604

Të shtruar në spitale      256

Humbje jete në 24 orë    9

Testime ditore                2334

Testime totale            575,055

Raste pozitive             126,936

Raste të shëruara        95,035

Raste Aktive                 29,618

Humbje jete                  2283

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   20978

Fier      2556

Durrës   1233

Gjirokastër  1229

Shkodër  1028

Vlorë     743

Korçë   737

Kukës     346

Dibër    337

Elbasan  243

Lezhë     134

Berat     54

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.