Noizy “thumbon” Stresin dhe bën thirrje për familjen e Klodit “Secili do të mbrojë b**** e vetë”

14/12 22:12
Credits to Apollon TV

Reperi i famshëm Noizy, i njohur si rival i përhershëm me Arkimed Lushajn, ose Stresin, duket se edhe në rastin e protestave, është kundër këtij të fundit. Ai shkruan se edhe qorri e sheh, që kjo është një protestë politike.

Sakaq, Noizy ka një propozim tjetër për të ndihmuar familjen e Klodian Rashës, i cili u vra në mesnatë nga një efektiv policie.

“Të mblidhemi e të ndihmojmë familjen e Klodianit, dhe jo të merremi me protesta për të mbrojt by***** tona”, ka shkruar ai në Instastory.

Kujtojmë që Stresi së fundmi deklaroi se ka ikur koha e luftërave dhe tani kauzën ta vazhdojë kush të dojë duke lënë të kuptohet se do e braktisë protestën.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.