Njerëz të armatosur sulmojnë burgun, lirojnë qindra të burgosur

06/04 7:56
Credits to Apollon TV
Njerëz të armatosur sulmojnë burgun, lirojnë qindra të burgosur

Rreth 1.800 të burgosur kanë shpëtuar pasi disa burra të armatosur kanë sulmuar një burg në Nigeri.

Për tu futur brenda ata përdorën eksplozivë dhe shkatërruan gjithçka që u doli para. Burrat e armatosur shfrytëzuan rrugën e tyre në burgun Owerri në shtetin Imo, duke  hapur zjarr me rojet e burgut.

“Unë mund të konfirmoj që komanda e Shtetit Imo e Shërbimit Korrektues Nigerian u sulmua nga persona të armatosur të panjohur në Oëerri,” – i tha AFP zëdhënësi i shërbimit të korrigjimeve të shtetit Imo James Madugba, duke shtuar se numri i të burgosurve të arratisur nuk ishte konfirmuar ende.

Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.